Ulpiana e Lipjanit ka ftuar derbin me Dardanën e Kamenicës të luajtur sot në Lipjan.
Lipjanasit triumfuan 1:0 para rreth 2 mijë shikuesve. Ndeshja ishte e vlefshme për Ligën e Dytë, Grupi A.
Xhafer Kaleshi shënoi golin e vetëm, shkruan Gazeta Olle.
Me këtë fitore Ulpiana mori vendin e parë në grup me një pikë më shumë se sa Dardana.
“Një fitore e radhës nga Luanat, fitorja e 13 me radhë, e cila fitore na jep vendin e parë në tabelë. Vazhdojmë tutje me shumë krenari dhe besim, ashtu siç besuam nga dita e parë”, ka shkruar trajneri Megzon Visoka në Facebook.


