Chopra, 36-vjeçare, e cila aktualisht është duke ndërtuar një karrierë mbresëlënëse në Hollywood, ka vendosur të flasë sinqerisht për ngacmimet e shokëve të saj në shkollën e mesme.
“Unë isha objekt i abuzuesve që më fyenin për shkak të ngjyrës së lëkurës dhe origjinës indiane”, ka treguar ajo.

“Ata më thanë të kthehesha nga vendi ku kam ardhur dhe më quanin “e kafta”, ka thënë Priyanka.


