Befason Guardiola: Më vështirë ta fitosh tripletën vendore sesa Ligën e Kampionëve

PUBLIKUAR

Pep Guardiola ka pohuar se ta fitosh tripletën vendore në Angli është arritje më e madhe sesa ta fitosh Ligën e Kampionëve.

Manchester City i Guardiolës e shkatërroi 6:0 Watfordin në finale të FA Cup, duke u bërë ekipi i parë që i fiton tre titujt e mëdhenj të Anglisë brenda një sezone, transmeton Gazeta Express.

“E dua Ligën e Kampionëve, por ta fituar tripletën vendore është më vështirë sesa ta fitosh Ligën e Kampionëve”, tha Guardiola pas ndeshjes.

Manchester City e fitoi edhe Premierligën dhe Kupën e Ligës, si dhe trofeun Community Shield në gusht.

“Ky është ndër sezonet më të mira që i kam përjetuar si trajner. Nuk do të thosha më i miri, por ndër më të mirët patjetër”, shtoi Pep.

“Është diçka e jashtëzakonshme t’i fitosh këta tituj”, theksoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...