Inzaghi favorit për postin e trajnerit të Juventusit

PUBLIKUAR

Simone Inzaghi do të jetë trajneri i ri i Juventusit sipas të gjitha gjasave. Ai është në bisedime me drejtuesit e kampionit italian për ta zëvendësuar Massimiliano Allegrin, raportojnë mediat italiane.

Kandidatë të tjerë të mundshem janë edhe Maurizio Sarri i Chelsea, Pep Guardiola i Manchester City dhe Mauricio Pochettino i Tottenhamit, transmeton Gazeta Express.

Antonio Conte, sipas të gjitha gjasave, ka arritur marrëveshje me Interit dhe ka vendosur ta zërë vendin e Luciano Spallettit në stolin zikaltër.

Sipas mediave lokale, Juventusi e dëshiron një trajner të ri italian i cili ka prirje për të luajtur futboll sulmues.

Sipas Sport Mediaset, La Stampa dhe Corriere delolo Sport, Inzaghi është kontaktuar nga drejtuesit bardhezinj dhe i është thënë të presë.

Ai ka kontratë me Lazion deri në qershor 2020. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...