Atletico e mbyll sezonin me barazim, Griezmann vërshëllehet në ndeshjen e fundit

PUBLIKUAR

Antoine Griezmannit i është dhënë lamtumira me vërshëllima.

Sulmuesi francez, që ditë më parë lajmëroi largimin nga Atletico Madridi, startoi në ndeshjen e fundit në La Liga për sezonin 2018/19 në barazimin 2-2 me Levanten, raporton Gazeta Express.

Sa herë që Griezmann ka prekur topin, është vërshëllyer nga fansat e Atleticos, që ishin afër humbjes pasi Levante shënoi dy gola të shpejtë në pjesën e parë, me anë të Erick Cabaco dhe Roger Marti.

Rodri 68’ dhe Sergio Camello 79’ shënuan për Atleticon për të barazuar në 2-2 rezultatin duke e shpëtuar Atleticon nga humbja. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...