Këngëtarja Bebe Rexha ka treguar edhe njëherë se ajo nuk ka komplekse për t’u dukur e bukur
Këtë ajo e ka bërë me anë të fotografisë së fundit që ajo ka postuar në rrjetet sociale, ku nuk ka përdorë asnjë filtër që të duket më e bukur për fansat e saj.
Madje, ajo edhe ka shkruar se ka mundur ta bëj një gjë të tillë, por nuk e ka bërë.
“Ndoshta kam mundur që stomakun tim ta bëj më të vogël me fotoshop. Ndoshta kam mundur që ti bëj këmbët të duken më të holla me fotoshop. Ndoshta kam mundur të dukem më e gjatë duke tëholluar këmbët e mia. Por, nuk e bëra. Kjo shoqëri me të vërteta na ka qu për dreq. Këtu e shikoni si duket një grua e vërtetë, pa përdorë Instagram”, ka shkruar Bebe.

Bebe shpesh është akuzuar se nuk i mban mirë linjat e saj të trupit.
Madje, këngëtarja nuk kishte gjetur stilist as për mbrëmjen e Grammy’ve, për të cilën gjë ajo kishte akuzuar stilistët duke thënë se ajo “nuk mund ti hiqte vithet e saj të mëdha”, që ata të prenin një fustan për të. /GazetaExpress/




