Guardiola: Nuk do të shkoj në Juventus

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka bërë të ditur edhe një herë se ai nuk do ta marrë pozitën e trajnerit në Juventusit, apo as edhe në ndonjë klub tjetër italian, pas largimit të Massimiliano Allegrit.

Strategu italian, Massimiliano Allegri, ka kontratë me Juventusin deri në qershor të vitit 2020, mirëpo klubi italian e konfirmoi sot se ai nuk do ta drejtojë skuadrën e “Zonjës së Vjetër” sezonin tjetër, transmeton Gazeta Express.

Guardiola besohet të jetë njëri ndër trajnerët e përfolur si opsionet e para të presidentit të Juventusit, Andrea Agnellit, për pozitën e trajnerit të klubi italian. Megjithatë, Guardiola i paralajmëroi ata se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

“Sa herë duhet ta them këtë gjë? Nuk do të shkoj në Juventus. Nuk do të shkojë askund në Itali. Jam i lumtur këtu dhe nuk do të shkoj askund. Sezonin tjetër do të jem trajner i Manchester Cityt, e kam thënë këtë gjë disa herë”, ka thënë Guardiola në një konferencë për shtyp.

Kandidatë të tjerë për pozitën e trajnerit të Juventusit janë edhe Mauricio Pochettino i Tottenhamit, Simone Inzaghi i Lazios dhe ish-trajneri i vetë Juventusit, Antonio Conte.

Allegri ishte trajner i Juventusit për pesë sezone, gjatë së cilave e fitoi pesë herë radhazi titullin e Serisë A dhe arriti në finale të Ligës së Kampionëve dy herë.

Disa takime janë mbajtur gjatë ditëve të fundit mes Allegrit dhe Agnellit për të ardhmen e trajnerit, por duket se planet e Allegrit nuk u përshtatën me ato të bordit të klubit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...