Mevlyde Saraçi i përgjigjet Brovinës: Kurrë s’e kam pa atë fotografi

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Ish-deputetja e PDK’së, Mevlyde Saraçi, të cilën e përmend deputetja e PDK’së, Flora Brovina, si personi që ia ka dhënë fotografinë në vitin 2003, në një deklaratë për televizionin T7, ka thënë se kur në jetën e saj nuk e ka parë atë fotografi.

Ajo ka thënë se as nuk e ka idenë se për çfarë zarfi e ka pasur fjalën deputetja Flora Brovina.

“Kurr atë fotografi se kam pa. Jam marrë me të drejtat e njeriut. Në përgjithësi, jo me gratë e dhunuara në luftë. Më erdhi befasi kjo pyetje. Vetë Flora ka qenë kryetare e Komisionit për të Zhdukur, unë anëtare. Se di për çfarë zarfi ka folë “ ka thënë ajo në një bisedë për T7, raporton Gazeta Express.

Ndërsa Flora Brovina në një konferencë të sotme për media, pas intervistimit që i ka bërë asaj Prokuroria në cilësinë e të dyshuarës, pretendon se fotografinë në zarf ia ka dhënë Mevlyde Saraçini në vitin 2003.

Brovina ka thënë se në këtë mes është i involvuar edhe një person tjetër, që i ka thën se mund ta përdor fotografinë, por që nuk ia kujton emrin, dhe thotë se ka qenë aktivist për të drejtat e njeriut./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...