Shala asiston, Liberec futet në grupe të Ligës së Evropës

PUBLIKUAR

Herolind Shala ka vazhduar shkëlqimin e tij me skuadrën e tij të re, Slovan Liberec.

Ylli i Kombëtares shqiptare, ka qenë fantastik në ndeshjen kthyese mes Hajduk Split dhe Slovan Liberec, ku skuadra e anëtarit të Shqipërisë u kualifikua tutje në Ligën e Evropës.

Herolind ka qenë lojtari kyç për Liberecin edhe në këtë takim, duke asistuar në golin e parë dhe të vetëm në këtë takim të shënuar nga Sural në minutën e 23-të.

Liberec arriti të shënoi fitore minimale 1-0, ashtu siç kishte bërë në ndeshjen e parë dhe tani është futur në grupet e Ligës së Evropës.

Herolind Shala në këtë takim luajti për gjatë 62 minutave, për tu zëvendësuar nga mbrojtësit Kerbr, pasi trajneri i Liberec vendosi që skuadra e tij të rikthehet në mbrojtje.

Për Hajduk u paraqit mesfushori shqiptar Elvir Maloku, i cili ishte në bankën rezerv por u inkuadrua në lojë në minutën e 34-të.

Forma e mirë e Shalës, sigurisht që është një lajm i madh edhe për teknikun e Shqipërisë, Gianni De Biasi, pasi lojtarë si Lila, Roshi, Rama e Gashi janë jashtë formës së tyre më të mirë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...