Zyrtare: Skriniar refuzon Real Madridin dhe Man Unitedin, vazhdon me Interin

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

Mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar, e ka rinovuar kontratën e tij me Interin, duke i dhënë kështu fund spekulimeve për të ardhmen e tij, pas interesimit të Manchester Unitedit dhe Real Madridit.

24-vjeçari e ka shijuar një sezon të mrekullueshëm për gjigantin italian, për të cilët i ka bërë 44 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon. Paraqitjet e tij kanë bërë që ai të vlerësohet si njëri ndër qendërmbrojtësit më të mirë momentalisht në Evropës, transmeton Gazeta Express.

Paraqitjet e sllovakut në Serie A e kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha evropianë gjatë muajve të fundit, përfshirë këtu edhe Real Madridin, që raportohej se e kryesonte garën për transferimit e Skriniarit.

Edhe Manchester Unitedit besohej se po e vëzhgonte situatën e Skriniarit në Inter, mirëpo ai në fund ka vendosur ta vazhdojë karrierën e tij me Interin, duke nënshkruar kontratë katërvjeçare.

“Milan Skriniar dhe Interi i kanë të njëjtat qëllime. Për këtë arsye Interi ia ka vazhduar mbrojtësit sllovak kontratën deri më 30 qershor të vitit 2023”, shkruhet në deklaratën e lëshuar nga Interi në faqen zyrtare. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...