Statistikat tregojnë si ka ndryshuar Ronaldo me Juventusin

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Që kur u transferua në Serie A, stili i lojës së Cristiano Ronaldos ka ndryshuar të paktën sipas statistikave. Ai e godet topin më pak, përfshihet më shumë në fazën e mbrojtjes, e humb topin më shumë dhe po shënon më pak.

Transferimi i Cristiano Ronaldos në Juventus verën e kaluar nuk ishte i papritur, për një gjë të tillë ishte spekuluar me muaj të tërë. Përkundër kësaj, zyrtarizimi prapëseprapë i la shumë tifozë të tronditur pasi që mendonin se ai nuk do ta linte Real Madridin për Serinë A, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, Ronaldo e mori pikërisht këtë hap dhe tani që sezoni është shumë afër fundit, tifozët kanë filluar ta analizojnë ndikimin që ai e ka pasur. Megjithatë, kjo gjë nuk është e lehtë.

Ai është treguar i suksesshëm në ligë, pasi që Juventusi arriti ta fitojë sërish titullin e Serisë A dhe Ronaldo është golashënuesi më i mirë në skuadër për momentin.

Portugezi arriti ta kalojë Juventusin në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur pothuajse i vetëm Atletico Madridit, kundër të cilëve shënoi het-trik dhe e përmbysi rezultatin.

Por, Juventusi ka fituar më pak këtë vit sesa vitin e kaluar, pa Ronaldon, pasi që këtë sezon ata s’kanë arritur ta fitojnë titullin e Kupës së Italisë për herë të parë që nga viti 2014.

Për më tepër, në nivelin individual, Ronaldo është golashënuesi i tretë më i mirë në Serie A, bashkë me Krzysztof Piatekun, dhe prapa Fabio Quagliarella dhe Duvan Zapatas.

Për më tepër, Ronaldo po e godet topin më pak sesa me Real Madridin dhe po e prek më pak topin brenda zonës së 16-metërshit. Ronaldo, i famshëm për aftësinë e tij të shënojë gola, tani ka statistikë më të dobët sa i përket këtij aspekti. Ai i shënonte me Real Madridi mesatarisht 0.78 gola për ndeshje, ndërsa tani me Juventusin i shënon mesatarisht 0.57 gola për ndeshje.

Megjithatë, disa ndryshime të tij janë edhe në aspektin pozitiv. Ronaldo godet më shpejt pasi e kap topin, pas çdo pesë prekjeje në krahasim me shtatë të sezonit të kaluar, si dhe përfshihet më shumë në fazën e mbrojtjes.

Përderisa portugezi e humbte topin vetëm 2.3 herë mesatarisht brenda ndeshjeve të sezonit të kaluar me Real Madridit, me Juventusin ai e humb topin më shumë, mesatarisht 3.39 herë për ndeshje. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...