Vedat Muriqit i rritet vlera nga 900 mijë euro në 7 milionë

PUBLIKUAR

Paraqitjet fantastike në këtë sezon kanë bërë që të rritet vlera e Vedat Muriqit. Futbollisti kosovar tash kushton 7 milionë euro

Vedat Muriqi po kalon nëpër momente të jashtëzakonshme të karrierës së tij, shkruan Gazeta Express.

Sulmuesi kosovar arriti të shënonte gol edhe në ndeshjen e fundjavës që shkoi ndaj Galatasarayt.

Dhe, me këtë rast përfaqësuesi kosovar arriti në kuotën e 15 golave dhe 7 asistimeve në 32 ndeshje këtë sezon në Superligën turke.

25 vjeçari pëlqehet nga Fenerbahçe, por gjiganti turk duhet ta hapë mirë kasën nëse dëshiron ta transferojë sulmuesin e Rizesporit.

Sipas mediave turke, Muriqi, i cili ishte transferuar tek Rizespori për 900 mijë euro, tash vlen 7 milionë euro.

Gjithnjë sipas këtyre mediave, krahas Fenerbahçes, interesim për Muriqin kanë shprehur edhe dy klube gjermane. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...