Arrihet marrëveshja mes Interit dhe Contes

PUBLIKUAR

Antonio Conte ka arritur marrëveshje me Interin për postin e trajnerit dhe do të nënshkruajë kontratë trevjeçare me pagë vjetore 9 milionë euro.

Sipas gazetës italiane La Repubblica, ish-trajneri i Juventusit, Italisë dhe Chelseat është i gatshëm ta zëvendësojë Luciano Spallettin në stolin e zikaltërve, transmeton Gazeta Express.

Presidenti i Interit, Steven Zhang, e ka dhënë dritën e gjelbër që drejtori Beppe Marotta t’i finalizojë detajet e marrëveshjes, në mënyrë që ta mposhtë konkurrencën nga Roma, Milani dhe Juve.

Po ashtu, Interit i ngutet ta mbyllë marrëveshjen në rast se Paris Saint-Germain dhe Barcelona ndërhyjnë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...