Bebe Rexha tregon arsyen pse i pëlqen të qëndrojë vetëm në të brendshme

PUBLIKUAR

Këngëtarja shqiptare me famë botërorë, Bebe Rexha së fundmi ka dhënë një intervistë për revistën “Health” teksa flet për shëndetin e saj.

Ajo ka thënë se ndihet mirë me peshën e saj dhe i pëlqen të jetë e lirë, të bëjë çfarë ajo dëshiron.

“Që kur isha e vogël, kam qenë më e trashë”, filloi ajo. “Kam kaluar në një pikë që nuk e pëlqeja veten, unë eci nëpër shtëpi vetëm në të brendshme dhe në sytjena. Terapisti më tha për shkak të peshës, duhet të ecës e zhveshur pasi të ndihmon”, shton më tutje Rexha.

Këngëtarja e hitit “Meant to be” shpjegoi se nuk i privon vetes ushqimet e saj te preferuara siç janë pica, edhe pse disenjatorët kanë refuzuar të punojnë me të për shkak të madhësisë së rrobave.

Bjondina në prill nëpërmjet rrjetit social Tëitter ka zbuluar se është diagnostikuar me çrregullime bipolare, duke thënë në atë kohë.

“Unë nuk dua që ju të ndiheni keq për mua. Unë vetëm dua që ju të pranoni mua. Kjo është e gjitha”, pohoi ajo.

SHIKO MË SHUMË

Fuego tregon se e ndihmoi financiarisht Mozzik: Nuk do t’ia harroj sa të jem gjallë!

Fuego ka ndarë një rrëfim për raportin e tij me këngëtarin Mozzik, duke zbuluar...

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...