“The Sun”: Guardiola vendos për Arijanet Muric

PUBLIKUAR

Arijanet Muric s’do të jetë pjesë e Manchester City sezonin e ardhshëm. Guardiola ka vendosur që ta huazojë te një klub për të fituar më shumë përvojë dhe shpreson të jetë për një klub në Premierligë.

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric, është vetëm një ndeshje larg fitimit të trofeut të dytë me Manchester City këtë sezon.

Guardiola dhe Muric duke festuar pas paraqitjes mbresëlënëse të lojtarit të Kosovës në ndeshjen Manchester City – Leicester City

Reprezentuesi kosovar edhe pse nuk ka zhvilluar asnjë minutë në Premierligë, do t’i takojë medalja, në rast se Manchester City shpallet kampion në ndeshjen e fundit për sezonin 2018/19, ku i duhet vetëm fitorja ndaj Brighton – takim ky që zhvillohet të dielën.

Jesus, duke festuar me portierin e Kosovës pasi priti dy penallti kundë Leicester City

Muric, 20-vjeçar, u kthye para kohe nga huazimi i tij në NAC Breda në Holandë pas lëndimit të portierit të dytë të Cityt, Claudio Bravo.

Sipas “The Sun”, kthimi i Muric ishte vetëm për shkak të rrethanave, sepse me të përfunduar sezoni, ai sërish do të huazohet. Shpresa e Man City e Guardiolës është që Muric të huazohet te një klub në Premierligë.

Muric, pas pritjes së penalltive kundër Leicester City

Pas trofeut “Carabao Cup”, që ishte një ndër më meritorët që City shkoi në finale, edhe pse Muric më pas u largua nga formacioni titullar, është afër që të fitojë edhe titullin e Premierligës.

Nëse City shpallet kampion këtë të diel, bashkë me Muricin e Kosovës, më pas do të kërkojnë të kompletojnë het-trikun me trofe këtë sezon.

Me 18 maj, City do të luftojnë për trofeun FA Cup. Në finale skuadra e Guardiolës do të ketë punë me Watfordin. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...