Simeone: “Griezmann në Barcelonë? Nuk shqetësohem”

PUBLIKUAR

Simeone beson se Griezmann do të vazhdojë të qëndrojë në “Wanda Metropolitano”.

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, ka folur në lidhje me të ardhmen e Antoine Griezmann në një intervistë të dhënë për “Fox SPorts”.

Është raportuar ditëve të fundit se francezi i ka rënë pishman që i ka thënë “jo’ Barcelonës vitin e kaluar dhe sipas “La Parisien”, ai do të mirëpriste një ofertë këtë verë nga Barça për t’u trasnferuar në “Camp Nou”.

Megjithatë, nuk është aspak i shqetësuar Simeone lidhur me këto spekulime.

Ai është i bindur se sulmuesi francez do ta respektojë kontratën dhe do të qëndrojë në “Wanda Metropolitano”.

“Antoine është kapiteni ynë, nuk më shqetësojnë aspak zërat në lidhje me të ardhmen e tij”, ka thënë trajneri argjentinas”, u shpreh Simeone.

“Ka gjithçka që i duhet për të vazhduar rritjen e tij këtu dhe ka dy vite të tjera në kontratë. Nëse do të mendoja se do të largohej, nuk do të flisja mirë për të”.

28-vjeçari ka bërë 43 paraqitje deri më tani këtë edicion për Atleticon dhe ka shënuar 21 gola. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...