Rina Balaj është njëra ndër reperet më të sukseshme të estradës.
Reperja Rina Balaj mëngjesin e sotëm ka marrë rrugën për në Gjermani.
Ndonëse kishte shumë kosovarë që gjendeshin në aeroport, flokët e saj të kuqe morën vëmendjen
Në disa fotografi që ka siguruar Express, ajo shihet duke pritur në rend në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, për të udhëtuar drejt Gjermanisë.
Nuk dihet ende nëse ajo po shkon për ndonjë projekt muzikor, apo thjeshtë për vizitë.
Rina po vazhdon të jetë e angazhuar në projekte muzikore, ndërkohë që projekti i saj i fundit është “Ilegal”./Express




