Ranieri do të largohet nga Roma në fund të sezonit

PUBLIKUAR

Ish-trajneri i Chelseat, Leicester Cityt dhe Fulhamit, Claudio Ranieri, ka bërë të ditur se do të largohet nga pozita e trajnerit të Romës në fund të këtij sezoni.

Trajneri italian e mori detyrën e drejtimit të Romës në mars të këtij viti, pasi u shkarkua nga pozita e trajnerit të Fulhamit në shkurt, transmeton Gazeta Express.

67-vjeçari e drejtoi Romës edhe gjatë viteve 2009-2011, si dhe e kishte filluar karrierën e tij si futbollist profesionist në vitin 1973.

“Unë erdha në Romë sepse kur e mora telefonatën nga Roma, si tifoz, reagova me shumë emocione dhe dëshirë për t’iu ndihmuar atyre”, ka thënë Ranieri.

“Puna e tij këtu do të vazhdojë deri në fund të sezonit. Kur këto tri ndeshje të përfundojnë, edhe puna ime këtu do të marrë fund”.

Ranieri i ka fituar vetëm katër nga nëntë ndeshjet e tij si trajner i Romës. Klubi renditet në pozitën e gjashtë në tabelën e Serisë A, tri pikë prapa Atalantas në vend në katërt, në garën për t’u kualifikuar në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Ranieri, arritja më e madhe e së cilit erdhi në vitin 2016 kur arriti ta fitojë titullin e Premierligës me Leicester Cityn, i ka drejtuar edhe skuadrat e Interit, Valencias dhe Napolit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...