Van Dijk, pas triumfit ndaj Barcelonës: Mund ta mposhtim këdo

PUBLIKUAR

Qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk, insistoi se skuadra e tij do të jetë gati për këdo që do të përballet në finale të Ligës së Kampionëve.

Holandezi Virgil van Dijk e luajti një rol të rëndësishëm në skuadrën e Jurgen Kloppit për ndeshjen e mbrëmshme kundër Barcelonës. Ai beson se me atë paraqitje, Liverpooli dëshmoi se mund t’i mposhtë të gjithë, transmeton Gazeta Express.

Liverpooli e siguroi finalen e dytë radhazi të Ligës së Kampionëve, pasi e mposhti Barcelonën në ndeshjen kthyese gjysmëfinale me rezultat 4:0 në “Anfield”. Skuadra e Jurgen Kloppit kishte pësuar disfatë 3:0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale, në “Camp Nou”, transmeton Gazeta Express.

Pas disfatës në ndeshjen e parë, shumë tifozë kishin menduar se tashmë Liverpooli e kishte humbur një vend në finale të këtij sezoni, mirëpo golat nga Divock Origi dhe Georginio Wijnaldum e përmbysën rezultatin e përgjithshëm dhe i lanë të tronditur lojtarët e Barcelonës.

Barcelona konsiderohej favorite për ta fituar titullin e Ligës së Kampionëve këtë sezon, falë edhe Lionel Messit. Megjithatë, Liverpooli arriti t’i shënojë katër gola për të fituar me rezultat të përgjithshëm 4:3 dhe e siguroi vendin në finalen e këtij sezoni.

“Ne ndiejmë se mund ta mposhtim këdo çdo herë që dalim në fushën e lojës. Ne nuk dalim asnjëherë në fushë duke menduar se nuk do të mundemi ta mposhtim dikë”, është shprehur Van Dijku.

“Do të jetë një sfidë e vështirë për të dy ato skuadra [Ajaxin dhe Tottenhamin] dhe ne vetëm duhet të presim për ta parë se kush do të vijë në Madrid dhe të fillojmë të përgatitemi”.

Liverpooli do ta zbulojë kundërshtarin e finales sonte, pas përballjes mes Ajaxit dhe Tottenhamit në gjysmëfinalen tjetër. Ajaxi po fiton me rezultat 1:0 dhe ndeshjen e sotshme do ta zhvillojë në shtëpi. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...