Liverpooli edhe një herë ka dëshmuar se kur është puna te rikthimet, është mbret në futboll.
Sonte në “Anfield”, Liverpooli e ‘turpëroi’ Barcelonën duke rikthyer rezultatin nga 3:0 në 4:3, shkruan Zëri.info.
Me fitoren e sontme, Liverpooli kualifikohet në finalen e madhe të Madridit në Ligën e Kampionëve,

Pas ndeshjes, trajneri Jurgen Klopp është shprehur më se i emocionuar me kualifikimin.
“Djelmoshat janë gjigantë – është e pabesueshme, nëse ju duhet të më dënoni dikë, dënoni Kloppin. Nuk kam fjalë më të mira”, u shpreh trajneri gjerman.
Në finale, Liverpooli takohet me fituesin e duelit Ajax – Tottenham./Zëri.info


