Ramsey: Teknologjia duhet të futet në funskion

PUBLIKUAR

Aaron Ramsey ka bërë thirrje që të futet në funksion teknologjia e golit në Ligën Premier pas ndeshjes me Liverpoolin.

Londinezët barazuan pa gola në Emirates Stadium me “The Reds”, ndërsa mesfushorit uellsian i është anuluar një gol krejtësisht i rregullt nga zyrtarët e ndeshjes me arsyen e ‘offsides’.

”Vrapova nga gëzimi pas golit pasi mendova se nuk ishte offside. Mirëpo, pas pak e pash që arbitri kishte ngritur flamurin për anulimin e golit. Xhirimet treguan se goli ishte i rregullt edhe pse arbitri nuk mendoi kështu. Federata duhet të vendosë për teknologjinë e golit pasi që ne do ta kishim fituar këtë ndeshje”, tha Ramsey për gazetarët. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...