Merr fund sezoni për yllin e Milanit

PUBLIKUAR

Lucas Paqueta është pezulluar me tri ndeshje për shkak të kartonit të tij të kuq në ndeshjen e së hënës mbrëma kundër Bolognës dhe si rrjedhojë për të ka përfunduar sezoni.

Paqueta ishte ndëshkuar me karton të verdhë për një ndërhyrje të rrezikshme ndaj kundërshtarit në fitoren e Milanit 2:1 në Serie A, por ai më pas u përjashtua direkt me të kuq për shkak se e goditi në dorë gjyqtarin Marco Di Bello, transmeton Gazeta Express.

Me kaq merr fund sezoni për mesfushorin brazilian, sepse deri në përfundim të Serie A kanë mbetur vetëm edhe tri ndeshje.

Ai nuk do të jetë në gjendje t’i ndihmojë Milanit në përpjekje për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Kuqezinjtë renditen në vendin e pestë me 59 pikë, tri më pak se Atalanta në vendin e katërt dhe katër më pak se Interi në vendin e tretë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...