Ky është kosovari i vetëm që do të luaj në Ligë të Kampionëve

PUBLIKUAR

Sulmuesi Agon Mehmeti është shqiptari i vetëm që ka siguruar fazën në grupe të Champions League, të paktën për 24 orë, deri në pritje të ndeshjes Leverkusen-Lazio, ku Berisha dhe Cana kanë shanset e tyre pas fitores 1-0 në Romë.

Kosovari Mehmeti luan me ekipin e Malmo të Suedisë, teksa arriti të fitojë 2-0 kundër Celtic, duke përmbysur humbjen e ndeshjes së parë 2-3 në Skoci, transmeton Telegrafi.

Sulmuesi 25-vjeçar shqiptar u fut në lojë në kohën shtesë të ndeshjes së sotme.

Kujtojmë që Mehmeti është aktivizuar 3 ndeshje me Kombëtaren shqiptare, ndërsa ka luajtur me Palermon, Novarën, Olhanensen, për t’u rikthyer aty ku e nisi karrierën te Malmo. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...