Haradinaj premton shpëtimin e Telekomit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj pas takimit që ka pasur me kryeshefin e Telekomit Bedri Istrefin ka premtuar “shpëtimin” e kësaj kompanie. Në anën tjetër Lëvizja Vetëvendosje pritet së shpejti të thërrasë një seancë të jashtëzakonshme, në të cilën do të kërkohet mbyllja e telefonisë “Z-Mobile”.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka pritur të hënën kryeshefin e Telekomit të Kosovës Bedri Istrefin, me ç’rast ka premtuar se do ta mbështesë këtë ndërmarrje publike.

Sipas një statusi të cilin ai e ka publikuar në rrjetin “Facebook”, Haradinaj tha se Qeveria e vendit do të angazhohet për qëndrueshmërinë biznesore e financiare të Telekomit të Kosovës.

“Prita në takim drejtorin ekzekutiv të Telekomit të Kosovës Bedri Istrefin, me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit në këtë kompani dhe për obligimet financiare që ka kjo ndërmarrje, duke përfshirë këtu edhe kontratën me ‘Z-Mobile’”, ka shkruar Haradinaj.

Takimi i shefit të Qeverisë me të parin e Telekomit të Kosovës vjen vetëm pak kohë pasi “Z-Mobile”, pronë e Blerim Devollit, ka paralajmëruar se do t’ia bllokojë llogaritë kësaj kompanie publike. /Zeri/

SHIKO MË SHUMË

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...