Shifra alarmante të pickimit të rriqrave në Kosovë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u bënë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes ndaj pickimit të rriqrave, meqë tashmë janë shfaqur raste të pickimit nga rriqrat në disa komuna të Kosovës.

Në njoftim thuhet se numri më i madh i personave të pickuar nga rriqrat është në komunën e Malishevës ku janë shënuar 170 raste, 76 raste në komunën e Suharekës, 33 raste në komunën e Klinës dhe 28 raste në komunën e Rahovecit. E arsyeja thuhet të jetë qëndrimi në livadhe të pa kositura, shkurre dhe shtalla dhe veshmbathjes jo adekuate.

“Në vatrat endemike ka filluar pickimi i rriqrave që është paralajmërimi i parë për mundësinë e shfaqjes së sëmundjes. Numri i të pickuarve ka arritur në 120 në komunën e Malishevës, 76 raste në komunën e Suharekës, 33 raste në komunën e Klinës dhe 28 raste në komunën e Rahovecit si pasojē e qëndrimit në livadhe të pa kositura, shkurre dhe shtalla dhe veshmbathjes jo adekuate.Tashmë ekipet profesionale po bëjnë repelimin e kafshëve”, thuhet në njoftim.

IKShP ka dhënë edhe rekomandimet se si të evitohet pickimi nga rriqrat.

“Instituti Kombëtar rekomandon qytetarët për sivjet:1. Mos qëndroni gjatë dhe pa nevojë në livadhe dhe vende me shkurre, 2. Nëse patjetër duhet të jeni të pranishëm në këto vende vesh rroba të gjata dhe pantallonat futni në çorapë, 3. Duhet të përdorni preparate me të cila lyejmë pjesët e trupit të cilat i dëbojnë insektet nga trupi i njeriut e sidomos në pjesët e zbuluara të trupit, (shuplakat, qafën), 4. Kontrolloni trupin mos keni ndonjë rriqër gjatë qëndrimit në vatër, 5. Kontrolloni përsëri trupin pas largimit nga livadhi apo vendet me shkurre, 6. Nëse keni rriqër në trup ofrohuni në qendrën më të afërt mjekësore sa më shpejt, 7. Kositja e barit të bëhet në vazhdimësi (oborr dhe livadhe), 8. Pastrimi dhe dezinfektimi i stallave të bëhet në vazhdimësi, 9. Mbajtja e higjienës personale në nivelin më të lartë”, theksohet në njoftim.

SHIKO MË SHUMË

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...