Ousmane Dembeles iu desh hiç më shumë një vetëm një minutë për ta pësuar një lëndim tjetër të shtunën kundër Celta Vigos. Ky ishte dëmtimi i gjashtë në karrierë për yllin e Barcelonës.
Që prej se u transferuar në Barçë në vetën e 2017, Dembele ka munguar në plot 36 ndeshje për shkak të lëndimeve, transmeton Gazeta Express.
Me fjalë të tjera, anësori francez ka munguar pothuajse një sezon të plotë në dy vite, gjë që është e jashtëzakonshme duke marrë parasysh se ai i ka kushtuar klubit rreth 30 milionë euro për sezon duke llogaritur pagën dhe çmimin e transferimit të tij.
Lëndimi i tij i parë erdhi menjëherë pas transferimit të tij. Ai pësoi dëmtim të rëndë në muskulin në këmbës së majtë në një ndeshje kundër Getafes dhe mungoi një muaj e gjysmë.
Që prej atëherë, ai i ka dëmtuar muskujt edhe katër herë të tjera dhe një herë tjetër e ka lënduar nyjën e këmbës.
Nuk dihet se çfarë ndikon në lëndimet e shumta të Dembeles, por ka thashetheme se është stili i jetës së tij që mund të jetë faktor. /Gazeta Express/


