Luana konkurente e fortë e këngëtareve, thyen rrjetin me këngën e re

PUBLIKUAR

Ka vetëm dy ditë që është publikuar por projekti i ri muzikor i Luanës ka pushtuar rrjetetet sociale.

“Sonte” mban titullin kënga më e re e Luanës, ku mysafir ka këngëtarin e madh nga Peja, Ramadan Krasniqi- Dani.

E dyshja duket se ia kanë qëlluar fort me bashkimin e tyre, pasi kënga po mirëpritet mjaft mirë nga publiku.

Afër 600 mijë klikime janë mbledhur në kanalin “Youtube” në këtë projekt që është publikuar të shtunën mbrëma.

Luana momentalisht është në pauzë si prezantuese dhe megjithëse këndimi është vetëm një hobi i saj, ajo është shndërruar në një konkurente të fortë të femrave të skenës.

Ky projekt nuk është i vetmi, bukuroshja po punon fort që të pushtojë edhe verën me projektet e reja dhe padyshim që edhe kërkesat për koncerte do t’i shtohen./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

“Mora fjalë” nuk gjendet më në YouTube, heqja e këngës ngre pikëpyetje

“Mora fjalë” është hequr nga YouTube, duke mos qenë më e disponueshme në versionin...

Shkurta Fejza niset për pushime me familje

Këngëtarja e njohur Shkurta Fejza ka ndarë një moment familjar nga aeroporti, ku shihet...

Festa Qoqaj ngacmon ndjekësit me “hyrjen” në Big Brother VIP Kosova

Festa Qoqaj ka zgjedhur të argëtojë ndjekësit e saj me një video që, në...