Zanetti: Interi do edhe Lavezzin edhe Perisicin

PUBLIKUAR

Ikona e Interit, Javier Zanetti, thotë se klubi italian shpreson të transferojë edhe Ivan Perisicin edhe Ezequiel Lavezzin.

Nerazzurrët akoma nuk kanë përfunduar me blerjet në këtë afat kalimtar dhe deri në fund do të përpiqen të transferojnë edhe disa lojtarë.

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit dhe anësori i Wolfsburgut – janë dy nga shënjestrat e njohura të zikaltërve.

“Po përpiqemi ta përforcojmë skuadrën”, u ka thënë zëvendëspresidenti i Interit gazetarëve.

I pyetur nëse është fjala se do t’i transferojnë të dy, edhe Perisicin edhe Lavezzin, argjentinasi është përgjigjur: “Ai është qëllimi. Do të përpiqemi ta arrijmë”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...