Befason Barça, e kërkon sulmuesin e Arsenalit Lacazette

PUBLIKUAR

Barcelona dëshiron ta përforcojë sulmin në afatin kalimtar të verës, por emri që është përfolur në ditët e fundit befason.

Sipas Daily Express, Barcelona është e gatshëm ta bëjë një ofertë sensacionale për sulmuesin e Arsenalit, Alexandre Lacazette, transmeton Gazeta Express.

Sulmuesi francez u votua si futbollisti më i mirë i Arsenalit për vitin 2019, për shkak të lojës së mirë të tij në sulm përkrah Pierre-Emerick Aubameyang.

Gjiganti katalonas mund t’i paguajë 82 milionë për shërbimet e tij në verë. Barça është në kërkim të një zëvendësuesi afatgjatë të Luis Suarezit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...