Rrahmani i lumtur me supergolin, i veçantë për Dinamo Zagrebin

PUBLIKUAR

Rrahmani ka shënuar tjetër gol në Ligën e Kroacisë, por jo çfarëdo goli. Goli i parë kundër NK Lokomotiva, ishte i 2000-ti për klubin kroat.

Jemi mësuar gjithmonë ta shohim duke shënuar pothuajse shumicën e golave me kokë, por Amir Rrahmani mund të shënojë edhe në mënyra tjera, madje madje, edhe gola të bukur, shkruan Gazeta Express.

I tillë është edhe i fundit që ka shënuar në Kroaci.

Ai zhbllokoi rezultatin në ndeshjen Dinamo Zagreb – NK Lokomotiva, duke shënuar një gol shumë të bukur pas disa lëvizjeve fantastike që bëri, sfidë të cilën e fituan vendasit 3-0.

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës nuk e festoi golin, në shenj respekti për ish-skuadrën.

Ky gol ishte i veçantë për klubin dhe Amiri hyri në histori pasi realizoi golin e 2000-të.

“I lumtur që kam shënuar golin e 2000-të për Dinamo Zagreb”, ka shkruar Amiri në Facebook pas ndeshjes.

Dinamo tashmë e ka fituar Kupën e Kroacisë, dhe së shpejti do të festojë edhe titullin e Ligës, për ta mbyllur sezonin 2018/19 me dy trofe. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...