Gattuso: Milani nuk ka vdekur ende

PUBLIKUAR

Gennaro Gattuso i ka mohuar lajmet se do të largohet apo do të japë dorëheqje nga pozita e trajnerit të Milanit, duke këmbëngulur po ashtu se Milani i tij do të dëshmojë se nuk ka vdekur ende.

Milani e pret të hënën Bologën në një ndeshje vendimtare për fatin e vet në luftë për top katërshe në Serie A, transmeton Gazeta Express.

“Në ndeshjet e ardhshme, duhet të dëshmojmë se nuk kemi vdekur ende dhe se ende jemi këtu. Kemi humbur shumë pikë, por vendi i katërt është ende i arritshëm prandaj duhet të luftojmë”, tha Gattuso para ndeshjes.

Gattuso mohoi se do të shkarkohet në fund të sezonit edhe nëse Milani kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

“Nuk është marrë asnjë vendim, synimi im i vetëm është të kualifikomi në Ligën e Kampionëve dhe unë i kam edhe dy vite kontratë. Askush nuk më ka thënë ndryshe mua”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...