Interi në sulmin përfundimtar për Siqueiran

PUBLIKUAR

Roberto Mancini u ka kërkuar drejtuesve të klubit edhe një blerje në mbrojtje, ndaj dhe Interi është hedhur në sulm për Guilherme Siqueiran.

Interi në ndeshjen e parë kundër Atalantas kishte futur në lojë si mbrojtës të majtë Juan Jesusin në mungesë të një mbrojtësi që do ta mbulonte më mirë këtë pozitë, transmeton Telegrafi.

Interi është gati të bëjë një ofertë zyrtare për të, duke vënë në tavolinë 1.8 milionë euro për huazimin e tij për një sezon me opsionin e blerjes përfundimtare për 6 milionë euro.

Siqueira që pas ardhjes së Filipe Luisit te Atletico ka humbur vendin në përbërjen e parë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...