PSG i vë çmim Lavezzit

PUBLIKUAR

Paris Saint-Germaini e ka njoftuar Interin se duhet të paguajë 12 milionë euro për Ezequiel Lavezzin.
Calciomercato bën të ditur se agjenti i lojtarit ndodhet në Milano për t’u takuar me përfaqësues të Nerazzurrëve.

Zikaltrit e konsiderojnë argjentinasin si alternativë për Ivan Perisic, të cilin Wolfsburgu nuk po e lejon të largohet, sepse gjasat janë të mëdha që edhe Kevin De Bruyne të shkojë drejt Manchester Cityt.

Tash Sky njofton se Interi ka kthyer interesimin kah Lavezzi, por duhet të paguajë 12 milionë euro për ta pasur në skuadër.

Zyrtarë në Nerazzurrëve janë duke u munduar të arrijnë një marrëveshje për huazim me obligim për blerje në fund të sezonit, meqë duhet t’i respektojnë rregullat financiare. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...