Mou këndon në fushë, “The Sun”: Një i çmendur në Chelsea (Foto/Video)

PUBLIKUAR

Ju bën më shumë për të qeshur foto apo titulli “Mad in Chelsea”?

Pa dyshim që ja vlen t’i shijosh të dyja ndërsa shfleton faqet e gazetës “The Sun” që ka për shënjestër Jose Mourinho për të shfaqjen e radhës prej tij.

Kjo në saje të ndeshjes së luajtur në fushën e West Bromvich Albion, dhe të fituar nga Chelsea 3-2 të përfunduar me dhjetë lojtarë për shkak të përjashtimit me të kuq të John Terry në minutën e 54-t.

Nëse shtatë ditë më parë ai do të ulërinte me fjalor vulgar përballë doktoreshës Eva Carniero, të shtunën, ai zgjodhi mikrofonin e fushës ku ka kënduar në gjuhën portugeze menjëherë pas fërshëllimës finale të gjyqtarit, Mark Clattenburg.

Gazetarëve u tha në sallën e konferencave se “po këndonte” para mikrofonit. Pyetjes se si e kishte pritur përjashtimin e kapitenit, John Terryt ai iu përgjigj sërish me nota muzikore. “Kemi muzikë të mirë në dhomat e zhveshjes dhe ai po kërcen” duke shtuar “e di që shumë nga ju prisnin një tjetër rezultat që të kënaqeshin duke na parë të humbim sërish.”

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...