Messi e komenton ndeshjen dhe golin e tij të mrekullueshëm kundër Liverpoolit

PUBLIKUAR

Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, e ka pranuar se goli i tij nga goditja e dënimit në fitoren 3:0 kundër Liverpoolit në ndeshjen e parë gjysmëfinale mes tyre në Ligën e Kampionëve ishte spektakolar, por këmbënguli se skuadra e tij i ka, siç tha, edhe tri finale deri në fund.

Messi me golat e tij të 599-të dhe 600-të në karrierë, si dhe Luis Suarez me një gol ia siguruan Barcelonës një fitore shumë të madhe ndaj Liverpoolit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën në Camp Nou, që i jep gjigantit të La Ligës një epërsi tejet komanduese para ndeshjes kthimit pas një jave, shkruan Gazeta Express.

I pyetur për golin nga goditja e dënimit, Messi tha: “Ta them të drejtën po, ishte spektakolar. E kërkova golin dhe jam më fat që topi përfundoi në rrjetë. Jam shumë i lumtur”.

Messi foli edhe për rastet e humbura nga bashkëlojtarët e tij, e posaçërisht Ousmane Dembele në fund, por këmbënguli se tani nuk është koha për kritika.

“Më rëndësi që ata nuk shënuan në fushën tonë. Natyrisht se kemi mundur të fitonim 4:0, por 3:0 është rezultat shumë i mirë. Nuk ka marrë fund asgjë sepse do të luajmë në një terren të vështirë, shtoi ai.

Pas një jave, të martën, Barcelona e viziton Anfieldin për ndeshjen e kthimit gjysmëfinale. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...