Modelja myslimane çmend botën islame, pozon në plazh

PUBLIKUAR

Në industrinë e modës, produkteve kozmetike dhe bukurisë, gjithmonë e më shumë po ndiqet një tendencë e re, për të mos krijuar modele perfeksioniste apo të vendoset një standard bukurie. Gjithmonë e më shumë femrat mbipeshë po marrin më shumë vëmendje në setet fotografike, ato me ngjyrë gjithashtu dhe së fundmi modelja me origjinë nga Somalia, Halima Aden ka thyer një tjetër tabu. Ajo ka shkruar historinë si e para vajzë myslimane që pozon me burkini në plazh për numrin e ri të revistës “Sports Illustrated”.

Në fotot e publikuara modelja 21 vjeçare shfaqet e veshur me hixhab dhe burkini të cilat janë kostume banje specifike për femrat myslimane. “Dua t’i dërgoj një mesazh komunitetit tim dhe të gjithë grave në mbarë botën, pavarësisht origjinës apo ngjyrës, le të bashkohemi të gjitha bashkë. Gratë myslimane duhet ta dinë se për to ekzistojnë rrobabanjot dhe edhe ato mund t’i bashkohen ndonjë ekipi notarësh dhe të marrin pjesë në klasat e notit në shkollë apo të shkojnë me miqtë e tyre në plazh”, është shprehur Halima

SHIKO MË SHUMË

“Mora fjalë” nuk gjendet më në YouTube, heqja e këngës ngre pikëpyetje

“Mora fjalë” është hequr nga YouTube, duke mos qenë më e disponueshme në versionin...

Shkurta Fejza niset për pushime me familje

Këngëtarja e njohur Shkurta Fejza ka ndarë një moment familjar nga aeroporti, ku shihet...

Festa Qoqaj ngacmon ndjekësit me “hyrjen” në Big Brother VIP Kosova

Festa Qoqaj ka zgjedhur të argëtojë ndjekësit e saj me një video që, në...