Valdano nuk beson se përveç golave, Pogba do të ndryshojë shumë lojën e Madridit.
Ish-trajneri i Real Madridit, Jorge Valdano, nuk beson se do të ndikojë shumë prezenca e Paul Pogbas në lojën e Los Blancos.
Por, një gjë është e sigurt sipas tij, Pogba do të shënojë më shumë gola se e gjithë mesfushorët që Reali ka aktualisht.
Mediat në Spanjë dhe Angli janë duke raportuar se Pogba ka shprehur dëshirën për të lënë “Djajtë e Kuq” për “Los Blancos”, pas fjalëve të Zinedine Zidane: “Më pëlqen shumë Pogba – kjo nuk është asgjë e re. Ai është dikush që e njoh personalisht dhe ai është ndryshe nga lojtarët tjerë. Ai di se si të sulmojë, por di edhe se si të mbrojë”.
“Nuk mendoj se Pogba do ta ndihmojë shumë lojën e Madridit, por është e sigurt se do të sjellë gola”, tha Valdano për Onda Cero.
“Në mënyrën e tij, Pogba shënon më shumë gola se e gjithë mesfusha e Real Madridit”.
Paul Pogba është involvuar në 22 gola këtë edicion në Premierligë, (13 gola, 9 asiste), një ndër sezonet më të mira në karrierë.
Ndër të tjera, Valdano tha se ky Madrid është i humbur dhe nuk sheh asnjë lojtar që dëshiron të jap më të mirën për këtë fanellë, Sipas tij, aktualisht, lojtarët në Madrid po luajnë vetëm për vete. /Gazeta Express/


