“Icardi dëshiron të qëndrojë në Interi për 150 vjet”

PUBLIKUAR

Wanda Nara ka pohuar se Mauro Icardi dëshiron të qëndrojë në Interit për 150 vitet e ardhshme.

Interi mund ta shesë Icardin këtë verë, pasi argjentinasi refuzoi të luajë për klubin për gjashtë javë si pasojë e humbjes së shiritit të kapitenit, por menaxherja dhe bashkëshortja e tij, Wanda Nara, këmbëngul se burri i saj nuk shkon askund, transmeton Gazeta Express.

“Mauro dëshiron të qëndrojë, kjo është zgjidhja e tij”, tha Nara për Tiki Taka.

“Nëse Spalletti qëndron në Inter për 100 vitet e ardhshme, Mauro do të qëndrojë për 100 vitet e ardhshme. Kështu m’u përgjigj kur e pyeta, plus ai është ende i ri”, shtoi ajo.

Icardi luajti titullar në Derbin e Italisë kundër Juventusit, duke u ndihmuar zikaltërve në barazimin 1:1.

“Derbi i Italisë është gjithmonë Derbi i Italisë. Nuk e dija se Icardi do të luante nga fillimi. Atmosfera ishte e qetë, më pëlqeu”, theksoi ajo. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...