Gattuso rrezikon seriozisht shkarkimin pas humbjes ndaj Torinos

PUBLIKUAR

Milani është duke e konsideruar të ardhmen e Gennaro Gattusos, të cilin mund ta shkarkojë pas humbjes ndaj Torinos të dielën.

Humbja 2:0 kundër Torinos të dielën mbrëma nënkupton që kuqezinjtë e kanë fituar vetëm pesë pikë në shtatë ndeshjet e fundit në Serie A, transmeton Gazeta Express.

Milani u eliminua nga Kupa e Italisë në mesjavë, pasi Lazio e mposhti 1:0 në gjysmëfinale, dhe tani ka rënë edhe nga pozita e katërt në të gjashtën në Serie A. Por edhe më keq, Milani do të bjerë në vendin e shtatë nëse Atalanta e mposht Udinesen sot.

Sky Sport Italia, La Gazzetta dello Sport dhe MilanNeës.it raportojnë se klubi është duke menduar seriozisht për ta shkarkuar Gattuson.

Kanë mbetur vetëm edhe katër javë deri në përfundim të kampionatit italian, dhe siç qëndrojnë gjërat, Milani rrezikon të mos kualifikohet fare në garat evropiane.

Raportohet se drejtorët Ivan Gazidis, Leonardo dhe Paolo Maldini kanë mbajtur një takim 90 minuta pas përfundimit të ndeshjes. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...