Mbrojtësi i Salt Lake e zemëron Ibrahimovicin, pendohet rëndë

PUBLIKUAR

Zlatan Ibrahimovic e luan futbollin e tij më të mirë kur është i zemëruar. Të dielën mbrëma, ai e shënoi një gol të vonshëm duke i ndihmuar La Galaxy të triumfojë 2:1 ndaj Real Salt Lake dhe më pas u kacafyt me fjalë me mbrojtësin Nedum Onuoha.

Tërbimi që Onuoha ia shkaktoi suedezit funksionoi në të mirë të këtij të fundit, sepse Ibrahimovic e shënoi golin e fitores në minutën e 78-të, dhe më pas i shkoi mbrojtësit për t’ia thënë disa fjalë para se të festonte me bashkëlojtarë, transmeton Gazeta Express.

Embedded video

Major League Soccer

✔@MLS

You don’t want to upset the Lion. 🦁

Zlatan makes it 2-1!

116 people are talking about this

Pas ndeshjes, Ibra tha se ndihet mirë kur zemërohet.

“Çfarë ndodh në fushë mbetet në fushë. Më pëlqen të ndihem i gjallë. Më pëlqen kur ka duele sepse nganjëherë, jo sepse unë fle gjumë, por nuk ndihem i gjallë nëse nuk më aktivizojnë. Ata duhet të më aktivizojnë mua ose ndryshe bëhet shumë e lehtë”, tha Ibrahimovic.

“E njoh veten time. Kur zemërohem, ndihem mirë”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...