Edhe pak ditë kanë mbetur nga fillimi i Turnirit Tradicional “Xhavit Kozhani” (Burgia).
Organizatorët e këtij turniri kanë bërë me dije se janë afër finalizimit të përgaditjeve për fillimin e turnirit, sipas tyre shumë shpejt do të bëhet publike edhe data e fillimit dhe detaje të tjera.
Turniri Tradicional Xhavit Kozhani BURGIA, njëherit njihet si turniri më i madh në Komunën e Lipjanit dhe më gjërë.
Sipas organizatorëve po ashtu, kanë bërë me dije se për nderë të 20 vjetorit të rënjës së Dëshmorit Xhavit Kozhani do të jetë më ndryshe, duke mos dhënë detaje, duke ftuar qytetarët të jenë pjesë.
LipjaniNews do ta mbuloj të gjithë këtë ngjarje maratonike.


