Artistja e famshme me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, ka udhëtuar së fundmi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Këngëtarja së fundmi ndodhet në New York për të punuar rreth disa projekteve të reja, gjersa ka ndarë me fansat disa fotografi në Instagram nga shëtitjet në këtë vend.
Lipa ka pozuar në veturë e veshur me të shkurtra, ndërsa është dukur mjaft atraktive.

Duke pozuar lart me këmbët pranë dritares, këngëtarja shqiptare theksoi linjat e saj, ndërsa vuri në pah këmbët tërheqëse.
Në mbishkrimin e fotografive në Instagram ajo ka shkruar “New York përgjithmonë”, teksa ka bërë të ditur dashurinë e madhe që ka për këtë qytet.


