Lëndohet Benzema, por s’do të ftohet sërish Vinicius Junior

PUBLIKUAR

Benzema është dëmtuar dhe nuk do të jetë në gjendje që ta ndihmojë Real Madridin të dielën kundër Rayo Vallecanos. S’ka vend sërish për Vinicius Junior.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, e ka konfirmuar se sulmuesi në top formë, Karim Benzema, ka disa shqetësime dhe s’do të jetë në gjendje t’i ndihmojë shokët kundër Rayo Vallecanos.

Pavarësisht mungesës së Benzema, Vinicius Junior s’do të ketë sërish minuta.

“Lëndimi i Benzemas s’do të thotë se ia hap dyert Viniciusit. Ka nevojë që të punojë edhe një javë për t’u rikthyer, pasi ka qenë i lënduar për një kohë të gjatë”, tha Zidane.

“Po stërvitet gjithnjë e më mirë dhe po rigjen ritmin, por ende ka nevojë për kohe pas dy muajsh mungese… javën e ardhshme do të vazhdojë të stërvitet mirë dhe do të shohim nëse do të jetë gati kundër Villarrealit”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...