Rakitic, Gashit: Faleminderit vëlla për vizitën!

PUBLIKUAR

Ivan Rakitic ka pritur një “mysafir special” të premten në Barcelonë, Shkëlzen Gashin.

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic, ka pritur një “mysafir special” të premten në Barcelonë, 30-vjecarin shqiptar, Shkëlzen Gashi, raporton Gazeta Express.

Ata ia kanë dhuruar njëri-tjetrit nga një fanellë me dedikime speciale dhe të nënshkruara.

Gashi ia dhuroi mesfushorit të Barcelonës fanellën e Shqipërisë të nënshkruar, ndërsa në kthim mori atë të Barcelonës, në të cilën shkruhej: “Për vëllain tim, Shkeli. Faleminderit për vizitën. Të dua vëlla”.

Ndërsa mbishkrimi në fanellën me dedikim të Gashit nuk kuptohet edhe mirë, teksa shkruhet “faleminderit për gjithçka”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...