Suarez: Do të festoj nëse shënoj kundër Liverpoolit

PUBLIKUAR

Luis Suarez do të kthehet në Liverpoolit këtë sezon me Barcelonën dhe ai ka bërë të ditur se do ta festojë golin, nëse arrin të shënojë, përkundër që ende është mjaft i lidhur me klubin anglez.

Barcelona dhe Liverpooli do të përballen në kuadër të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve këtë sezon. Ndeshja e parë do të zhvillohet më 1 maj në Camp Nou, ndërsa ndeshja kthyese më 7 maj në Anfield, transmeton Gazeta Express.

Luis Suarez do të kthehet në stadiumin e Liverpoolit, “Anfield”, për herë të parë që nga viti 2014, kur u transferua në Barcelonë. Ai mendon se kthimi i tij në këtë stadium do të jetë sa i çuditshëm, po aq edhe i mrekullueshëm.

“Kam qenë me fat që kam kujtime të mrekullueshme nga secili klub ku kam luajtur. U zhvillova shumë si lojtar në Ajax dhe kjo më ndihmoi që ta arrijë nivelin elitar, që ishte të luaja për Liverpoolin”, ka thënë Suarez.

“Unë po flisja me bashkëshorten time për ndeshje në Anfield dhe fëmijët më thanë: “Edhe në duam të vijmë”. Kështu që do të jemi të gjithë aty, ndoshta vetëm më i vogli, Lauti, jo, sepse ai është gjatë gjashtë muajsh”.

Edhe pse Liverpooli është shumë i rëndësishëm për të, Suarezi ka bërë të ditur se ai nuk do të refuzojë të festojë nëse arrin të shënojë kundër ish-klubit të tij.

“Para ndeshjes, është mirë të tregoj se sa mirënjohës i jam Liverpoolit për gjithçka që më kanë dhënë, por në fushë nuk ka shoqëri, nuk mund të mendosh për momentet e bukura. Unë do t’i mbroj ngjyrat e Barcelonës me gjithë krenarinë e botës”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...