Edhe Getafe e ndal Realin

PUBLIKUAR

Ashtu si Leganes në udhëtim ditë më parë, edhe Getafe e ka ndalur Real Madridin.

Pas fitores 3-0 në “Santiago Bernabeu”, që erdhi pas barazimit 1-1 me Leganes, Real Madridi nuk ka mundur të marrë më shumë se një pikë në udhëtim te Getafe, duke barazuar 0-0, raporton Gazeta Express.

Skuadra e Zinedine Zidane dominoi ndaj skuadrës surprizë në La Liga këtë sezon, që kërkon pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve – pasi gjendet në pozitën e katërt, por e kishte të pamundur të gjejë golin e fitores, pavarësisht tentimeve të shumta.

Kështu, Reali tani u humb edhe shanset për vendin e dytë, pasi mbetet 6 pikë prapa Atleticos me 4 ndeshje deri në fund të edicionit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...