Ahmeti dy auditorëve të brendshëm u kishte ulur pagat me koeficient nga 15 në 7

PUBLIKUAR

Të gjeturat në raportin e auditimit për komunën e Lipjanit është  vërejtur se tre të punësuarve si nëpunës civil, Kryetari Ahmeti kishte bërë ndërrimin e pozitave të punës dhe kishte bërë transferimin e tyre në pozita tjera pune në kuadër të shërbimit civil të administratës komunale. Kjo ka ndodhur me shefin e sektorit për marrëdhënie me publikun dhe dy auditorë të brendshëm. Dy auditorëve të brendshëm, në fillim të vitit u ishte ulur koeficienti në pagë nga 15 në 7, e pastaj në gjysmën e dytë të vitit, ishin sistemuar në vende tjera të punës.

“Kemi vërejtur se tre të punësuarve si nëpunës civil, Kryetari kishte bërë ndërrimin e pozitave të punës dhe kishte bërë transferimin e tyre në pozita tjera pune në kuadër të shërbimit civil të administratës komunale. Kjo ka ndodhur me shefin e sektorit për marrëdhënie me publikun dhe dy auditorë të brendshëm. Dy auditorëve të brendshëm, në fillim të vitit u ishte ulur koeficienti në pagë nga 15 në 7, e pastaj në gjysmën e dytë të vitit, ishin sistemuar në vende tjera të punës” thuhet në një pjesë e raportit të auditimit për Komunën e Lipjanit.

Transferimi i të punësuarve në pozita të tjera është i lejuar në kushtet e përcaktuara me dispozitat e Ligjit për shërbimin civil në Kosovë, mirëpo të gjitha ndërrimet duhet të bëhen sipas ligjit dhe në përputhje me strukturën organizative të personelit të administratës komunale./ LipajniNews/

SHIKO MË SHUMË

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...

Dhunë në familje në Lipjan

Gjatë raportit 24 orësh policia e Kosovës ka njoftuar se nënë dhe bir në...