Cili anëtarë i Kuvendit Komunal Lipjan u pagua edhe tetë muaj pas dorëheqjes

PUBLIKUAR

Në drejtorinë e arsimit dy mësimdhënëseve në Lipjan të cilat kishin shkuar në pushim të lehonisë nuk u i është bërë ndalesa prej 30%; njërës për një muaj dhe tjetrës për dy muaj. Në mungesë të kontrolleve është bërë pagesa 100% e pagës.

“Kemi testuar edhe pagesat e anëtarëve të kuvendit komunal dhe kemi vërejtur se dy anëtar të kuvendit komunal ishin paguar (njëri për tetë dhe tjetri për një muaj), edhe pse ata kishin dhënë dorëheqje nga pozita e anëtarit të kuvendit të komunës për këtë periudhë. Rreziku Mungesa e kontrolleve të duhura në sistemin e pagave, mund të rrit rrezikun për pagesa të pa rregullta. Rekomandimi 13 Kryetari duhet të siguroj që arsyet e gabimeve në pagesat e pagave janë rishikuar, si dhe të shtojë kontrollet tek menaxhimi i personelit në mënyrë që rastet e tilla të mos përsëriten. Pagesat e kryera ndaj në mënyrë të pa drejtë, duhet të rishikohen dhe t‟i kthehen buxhetit të komunës, thuhet në raportin e auditimit për vitin 2014.

  • “Kontrollë të dobëta të procesimi i pagave – dy anëtar të Kuvendit Komunal ishin paguar (njëri për tetë dhe tjetri për një muaj), edhe pse ata kishin dhënë dorëheqje nga pozita e anëtarit të Kuvendit të Komunës për këtë periudhë;” thuhet në një pjesë të raportit të auditimit /LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...

Dhunë në familje në Lipjan

Gjatë raportit 24 orësh policia e Kosovës ka njoftuar se nënë dhe bir në...