Zidane: La Liga, synimi ynë kryesor sezonin e ardhshëm

PUBLIKUAR

Zinedine Zidane e ka bërë të qartë se Real Madridi synon sukses në La Liga sezonin e ardhshëm dhe jo në Ligën e Kampionëve.

Trajneri francez e udhëhoqi Madridin drejt triumfit në ligë në sezonin 2016/17, por Barcelona është buzë fitimit të ligës spanjolle për herë të katërt në pesë vitet e fundit, transmeton Gazeta Express.

Derisa Zidane e pranoi se rivali i madrilenëve, Barça, meriton lëvdata për suksesin e treguar në ligë viteve të fundit, ai këmbënguli se Reali duhet ta ndryshojë dinamiken nga sezoni i ardhshëm.

“Duhet ta ndryshojmë këtë dinamikë. Mund t’ju them se do të përpiqemi ta nisim La Ligën në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ardhshëm”, tha Zidane.

“Duhet ta bëjmë La Ligën synimin tonë kryesor vitin e ardhshëm”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...