Solskjaer identifikon objektivin kryesor në afatin kalimtar të verës

PUBLIKUAR

Manchester United dëshiron të nënshkruajë me qendër mbrojtësin Niklas Sule dhe tashmë kanë pyetur Bayernin për të, raportojnë mediat gjermane.

United është lidhur me shumë qendërmbrojtës në spekulimet e mediave.

Ole Gunnar Solskjaer dëshiron të bëjë ndryshime në repartin që ka lënë shumë për të dëshiruar këtë sezon.

Ylli i Napolit Kalidou Koulibaly dhe ai i Interit Milan Skriniar kanë qenë emra shumë të përfolur për një kalim të mundshëm në “Old Trafford”.

Por, tani duket se Soljskaer ka gjetur zgjidhjen për mbrojtjen. Ai beson që Niklas Sule ka të gjitha atributet që të jetë një sukses në Premierligë.

Sule, 23-vjeçar është i gjatë 1.95 centimetra, dhe është startues i rregullt në ekipin gjerman. Ai gjithashtu është shumë i mirë në lojën me këmbe, duke marrë parasysh gjatësinë e tij.

Ndoshta Sule mund të jetë zgjedhja perfekte për Olen dhe ‘’Djajtë e Kuq’’, por se a do e lejonte Bayern yllin e saj të largohej është një çështje krejt tjetër. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...